Përfshihet nga zjarri kulla Trump në New York

08 prill 2018 | 10:54

Kulla Trump në New York është përfshirë nga flakët në katin e saj të 50, ndërsa paraprakisht raportohet për një të vdekur dhe katër të plagosur.

Viktima humbi jetën pasi u transportua për në spital dhe thuhet se ishte banor i kullës, ndërsa të plagosurit janë pjesë e forcave zjarrfikëse.

Presidenti i SHBA-ve disponon një zyrë dhe një apartament në kullën e lartë, por raportohet se në momentin e shpërthimit të zjarrit, nuk ndodhej asnjë njeri aty.

Presidenti Donald Trump ka shkruar në “Twitter” se zjarri është shuar dhe ka falënderuar zjarrfikësit për punën e mirë që kanë bërë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Kosovës…