Përfundon Premierë Liga, City thyen rekord

13 maj 2018 | 18:07

Mbyllet kampionatit anglez. Në pasditen e sotme u luajt java e fundit ku Salah dhe City vendosën rekorde.

Liverpool do të shkojë në Champions League, sido që të dalë finalja e këtij edicioni kundër Real Madrid, pasi e ka mbyllur në vendin e katërt Premier League, duke lënë Chelsea në vendin e pestë, ekipi që do të bëj tifo për “të kuqtë” në finalen e Kievit, si mundësia e vetme për të marrë pjesë në veprimtarinë elitare.

Mohamed Salah shënoi golin e parë për Liverpool në fitoren 3-0 ndaj Brighton, goli i 32-të për të në Premier League. Egjiptiani është shpallur golashënuesi më i mirë, por jo vetëm kaq, ai ka vënë një rekord historik si futbollisti që ka shënuar më shumë gola në harkun e një kampionati, që kur në Premier League marrin pjesë 20 ekipe. Golat e Lovren dhe Solanke shënuan golat e tjerë për ekipin e Klopp.

Ndërkohë, Chelsea mbetet në vendin e pestë pas humbje së turpshme 3-0 në “St.James Park” kundër Newcastle. Londinezët mund ta zbusin dhimbjen vetëm nëse fitojnë në finalen e Kupës së Ligës kundër Manchester United dhe Liverpool mposht Real në finalen e Champions.

United fitoi 1-0 në javën e fundit të Premier League, me golin e shënuar nga Marcus Rashford kundër Watford. Manchester City, kampion i Anglisë, fitoi 1-0 ndaj Saouthampton me golin e shënuar nga Gabriel Jesus në minutën e fundit dhe e mbylli sezonin me 100 pikë, një rekord i paimagjinueshëm për ekipin e Pep Guardiola.

Vlen për t’u përmendur edhe fitorja e Tottenham, 5-4 ndaj Leicester. Ky festival golash në “Wembley” i jep mundësinë skuadrës së Pochettino ta mbyllë kampionatin në vendin e tretë, teksa me dy golat e shënuar Harry Kane u ngjit në 30 gola, dy më pak se Salah.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratës së…