Përkujtohet dëshmori Avdullah Kodra

29 mars 2018 | 17:57

Me rastin e 19-vjetorit të rënies së dëshmorit Avdullah Kodra dhe të rënëve të tjerë për liri në Klinë të Ulët, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë homazhe të enjten pranë varrit të dëshmorit Kodra në Prekaz dhe pranë lapidarit të rënëve për liri në Klinë të Ulët.

Në përkujtim të dëshmorit Avdullah Kodra është mbajtur edhe një manifestim përkujtimor, ku Jashari ka mbajtur një fjalë rasti. Po ashtu, gjatë këtij manifestimi përkujtimor nxënësit e Shkollës “Ilir Lushtaku” kanë shfaqur një program artistik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në një konferencë…