Përplasen tre automjete, vdes një person

24 maj 2018 | 22:47

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kryebushat të Shkodrës.

Përplasja e tre automjeteve shkaktoi një viktimë dhe dy të plagosur.

62-vjeçari, Ludovik Malota i cili drejtonte mjetin e tipit “benz” humbi jetën pas përplasjes fatale.

Ndërkohë dy të plagosurit nga mjetet e tjera janë dërguar në spital për tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e aksidentit nuk janë zbardhur ende plotësisht, por dyshohet për një parakalim të gabuar të njërit prej mjeteve çka shkaktoi edhe përplasjen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Venedik të Italisë ka nisur punimet edicioni i 16-të…