Përplaset treni me ligjvënës republikanë, një i vdekur

31 Janar 20:19

Shtëpia e Bardhë njoftoi të mërkurën se si pasojë e përplasjes së një kamioni me një tren me të cilin po udhëtonin ligjvënës republikanë, një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë.

“Konfirmohet vdekja e një personi dhe plagosja e një tjetri. Nuk ka dëmtime serioze mes anëtarëve të Kongresit, apo stafit të tyre”, tha sekretarja e shtypit Sarah Hakebee Sanders.

Përplasja ndodhi rreth 30 kilometra jashtë Sharlotsvillit të shtetit të Virxhinias.

Pas aksidentit një nga ligjvënësit, Bradley Byrne, i cili ndodhej në tren, postoi në tuiter se ai dhe gruaja e tij Rebecca nuk ishin plagossur: “Treni me anëtarë të Partisë Republikane u përplas, por Rebecca dhe unë jemi mirë. Punonjësit e sigurisë dhe mjekët po ndihmojnë në trajtimin e të lënduarve”.

Edhe ligjvënësi Greg Walden njoftoi në tuiter se nuk ishte plagosur dhe tha se personeli i urgjencës po ndihmonte personat që ndodheshin në kamion.

“Ne jemi mirë; treni ynë goditi një kamion plehrash. Personeli mjekësor po ndihmon personat që ndodheshin në kamion”.

Ligjvënësit republikanë ishin drejtuar për në vendpushimin e Greebrier-it në shtetin e Virxhinias perëndimore, për diskutime lidhur me ligjin e tyre të ri për taksat dhe riparimin e infrastrukturës së shkatërruar të vendit.

Presidenti Donald Trump është në plan t’u bashkohet ligjvënësve të enjten. /VOA

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe vartësit e tij, sot…