Përurohet libri “Reflektime demokratike” i autorit Jakup Krasniqi

28 dhjetor 2017 | 19:38

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, të enjten ka përuruar librin “Reflektime demokratike”, i cili është një përmbledhje e shkrimeve për periudhat e ndryshme që ka përjetuar vetë autori.

Ky libër është vlerësuar jashtëzakonisht shumë nga studiuesit e pranishëm.

Autori Jakup Krasniqi nuk ka folur shumë për librin e vet, por ka sugjeruar ta lexojnë pasi, sipas tij, shërben për ata që duan të hyjnë në jetën politike.

Me besimin se vendi ynë, brezat e rinj, nuk do të jenë me fatin e gjeneratave më të vjetra, Krasniqi ka pohuar se librat e këtij lloji ndihmojnë për orientim etj.

Botuesi i këtij libri, Abdullah Zeneli, ka thënë se kishte insistuar shumë që Jakup Krasniqi ta botojë këtë libër, pasi ky është një libër që për “fajin e tij” ishte dorëzuar pak më herët këtë vit kalendarik.

Studiuesi letrar Adem Gashi e lartësoi punën e autorit Jakup Krasniqi, duke thënë se ka kohë që e kishte lutur ta linte politikën dhe t’i kthehej librit. Ndërsa për veprën tha se ka një rëndësi të madhe meqenëse autori ishte në proces të ngjarjeve për të cilat ai shkruan.

Ndërsa Bashkim Musliu, i njohur si profesor dhe studiues, me shumë fjalë miradije për autorin e vlerësoi dhe analizoi këtë vepër, e cila, sipas tij, i afrohet të vërtetës në një kohë të caktuar.

Përkthyesi nga Shqipëria, Elvi Sidheri, foli për marrëdhëniet e tij shpirtërore që ka me Kosovën, duke pohuar se shumicën e punës e ka me bashkëpunëtorë të Kosovës dhe se dashuria për këtë vend është amanet i gjyshit. Ndërsa për librin shprehu besimin për subjektin që ka.

Ndërsa Bilall Sherifi, shef i grupit parlamentar i Nismës, në një fjalë rasti ka folur për autorin Jakup Krasniqi, i cili ka vlerësuar lart botimet e tij, në veçanti librin “Reflektime demokratike”.

Përveç të tjerash, Sherifi ka thënë se autorët e rinj duhet ta marrin model krijimtarinë e Krasniqit.
Ky është edhe libri i dymbëdhjetë me radhë nga autori Jakup Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faton Peci nga LDK-ja, iniciativën e disa deputetëve për shfuqizimin…