Përurohet libri i veprimtares Fetnete Ramosaj edhe në Shkup

16 shkurt 2018 | 10:20

U përurua libri  “Kundër Harresës Gjenocidi Serbë në Kosovë 1998-1999” të veprimtares dhe studiueses Fetnete Ramosaj. 

Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni në bashkëpunim me Komunën e Çairit organizuan  përurimin e librit “Kundër harresës- gjenocidi serb në Kosovë 1998-1999”, të veprimtares dhe studiueses Fetnete Ramosaj.

Gjithashtu u shënua edhe 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës, njofton Medial.mk.
Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu tha se në këtë libër të autores Fetnete Ramosaj dëshmojë njëzëri se kujtesën historike e ruajmë gjeneratë pas gjenerate përmes dhurimit të pavdekshëm të diturisë dhe retrospektivës historike –librit”.

Skender Asani, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Kulturore e Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup tha se periudhat e ndryshme që përfshihen në këtë libër janë të tmerrshme, por në aspektin e projekteve konkrete të implementimit të këtyre projekteve, “fillojnë sidomos me Kongresin e Berlinit ku në nenin 13 të Kongresit të Berlinit parashihet që pjesët anësore të trevave etnike shqiptare t’i jepen Serbisë dhe Greqisë”.

Ndërkaq autorja e librit Fetnete Ramosaj tha se sado që dëshmitë faktike janë të përfshira në këtë monografi, “janë fare pak në përgjithësi me gjithë ato që kanë ndodhur gjatë dekadave, shekujve ndaj popullit shqiptar”.

“Është një pjesë fare e vogël që është përfshirë në këtë libër, pra dhe kërkon që ne të gjithë së bashku qoftë në Kosovë, qoftë në Maqedoni, qoftë në Shqipëri apo në të gjitha viset të bashkohemi dhe ta argumentojmë të kaluarën tonë, sepse vetëm kur e njohim të kaluarën e dimë prej nga vijmë, ku jemi dhe ku do të shkojmë”, ka thënë Ramosaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga Nisma Social Demokrate, Enver Hoti është zotuar lidhur…