Përurohet rruga që lidh Kosovën dhe Shqipërinë

22 maj 2018 | 17:03

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, bashkë me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Prishtinë, Nataliya Apostolova, ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe kryetarin e Dragashit, Shaban Shabani, kanë përuruar të martën rrugën Krushevë – Shishtavec, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë.

Limaj në emër të Qeverisë së Kosovës ka falënderuar Bashkimin Evropian për këtë investim.

Ai ka thënë se ndërtimi i kësaj rruge do t’i ndihmojë qytetarët e kësaj zone.

“Komunitetit të kësaj zone me këtë rrugë do t’u lehtësohet jo vetëm qarkullimi, por edhe bashkëpunimi i ndërsjellë. Financimi i kësaj rrugë nga miqtë ndërkombëtarë tregon se ata i shohin nevojat e njerëzve tanë në çdo cep të vendit”, ka thënë Limaj.

Më tutje, zëvendëskryeministri Limaj ka thënë se shpreson që herën tjetër kur të vijnë në këtë vend do të vijnë për të përuruar ndonjë fabrike.

Ai ka apeluar te banorët andej dhe këndej kufirit që t’i shfrytëzojnë këto mundësi për të gjeneruar punë dhe për të tjerët.

Ndërsa shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, ka thënë se është e lumtur që ka ardhur për ta shënuar së bashku përfundimin e ndërtimit të rrugëve që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë.

“Të dy vendet në programin e tyre të bashkëpunimit ndërkufitar kanë identifikuar si prioritet përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë zonë kufitare. Nëpërmjet fondeve të BE-së dhe zyrtarëve të BE-së në Shqipëri dhe Kosovë këto nevoja të identifikuara të infrastrukturës tani zbatohen”, ka thënë Apostolova.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit të…