Pesë policë kanë vdekur dhe 30 janë kidnapuar në jug të Afganistanit

28 shkurt 2018 | 18:33

Zyrtarët afganë kanë thënë se të paktën pesë zyrtarë policorë janë vrarë dhe 30 të tjerë kidnapuar në dy incidente të ndara në jug të shtetit.

Zëdhënësi i provincës, Oruzgan, Dost Mohammad Nayab, i ka thënë “Radios Evropa e Lirë”, se incidentet kanë ndodhur në një autostradë që lidh Kandaharin dhe Provincën Oruzgan.

Shefi i policisë së Kandaharit, gjenerali Abdul Raziq, ka konfirmuar sulmin dhe kidnapimet.

Ai ka thënë se një grup i militantëve ka nisur një sulm në një zonë policore, duke vrarë gjashtë zyrtarë dhe duke plagosur pesë të tjerë.

Zëdhënësi i policisë së Kandaharit, Ahmadzia Durani, ka thënë se janë duke punuar në procesin e lirimit të personave të kidnapuar.

Askush ende nuk e ka marr përgjegjësinë për sulmet apo kidnapimet, mirëpo Raziq ka fajësuar militantët talebanë.

Qeveria e Kabulit, e mbështetur nga Perëndimi ka luftuar talibanët dhe grupe të tjera militante, nga tërheqja e trupave të NATO-s më 2014.

Në një konferencë në Kabul, presidenti afgan, Ashraf Ghani ka propozuar sot njohjen e talibanëve si grup politik legjitim.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rexhep QOSJA Në fjalimin e tij në mbledhjen solemne të…