Petroviqi: Lista Serbe është mirë të votojë pro demarkacionit

22 shkurt 2018 | 11:41

Deputeti i grupit parlamentar të Listës Serbe, Sllobodan Petroviq, ka folur pak para seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të votohet ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi.

“Nuk e di saktë si do të votojë Lista Serbe, por është në interes të votohet për ratifikimin e marrëveshjes. Është marrëveshje ndërkombëtare dhe është një lloj presioni pozitiv i BE-së që duhet të respektohet”, ka thënë Petroviqi.

Më tutje, ai ka thënë se personalisht e ka ndërmend të votojë pro demarkacionit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shënim të 20-vjetorit të nisjes së luftës për çlirimin…