Phillips: ShBA-ja me NATO-n parandaluan gjenocidin në Kosovë

21 shkurt 2018 | 10:56

Drejtori i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut, në Universitetin e Kolumbisë, David L Phillips, ka thënë se intervenimi i NATO-s në vitin 1999 ka parandaluar gjenocidin në Kosovë.

“Jam shumë krenar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë ndërhyrë së bashku me NATO-n për të parandaluar gjenocidin në Kosovë. Unë jam gjithashtu krenar që ShBA-të kryesuan shpalljen e koordinuar të pavarësisë së Kosovës”, është thënë në deklaratën e Phillipsit në përvjetorin e 10 të pavarësisë së Kosovës, raporton “RTK”.

Sipas tij, shpallja e pavarësisë ishte një ngjarje që pati ndodhur në një datë të caktuar për arritjen e sovranitetit dhe është në një proces.

“Ndërtimi i shtetit kërkon kohë. Shumë është arritur, por shumë më tepër duhet bërë. Unë kam qenë me ju që nga fillimi. Ju mund të mbështeteni në mbështetjen time të vazhdueshme ndërsa Kosova përballet me kërcënime të vazhdueshme ndaj sovranitetit të saj dhe fiton njohje më të madhe globale”, ka thënë Phillips.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babiš, ka uruar homologin…