Pique: Largimi i Neymarit e dobësoi Barcelonën

18 dhjetor 2017 | 10:57

Largimi i Neymarit nga Barcelona te Paris St. Germain nuk harrohet lehtë nga futbollistët e skuadrës katalanase.

Gerard Pique është ai që i është kthyer kësaj teme në një intervistë për të përditshmen britanike “The Telegraph”, duke pranuar se skuadra u dëmtua nga largimi i brazilianit.

“Me Neymarin kam një raport të shkëlqyer, por largimi i tij e dëmtoi klubin. Unë u përpoqa të isha i drejtë dhe i ndershëm me të, por si tifoz i Barcelonës mund të them se na lëndoi largimi i tij. Kështu që mund t’i kuptoj të gjithë mbështetësit tanë, që kanë mbetur të zhgënjyer për mënyrën se si u bë transferimi i tij. Neymari do ta fitojë Topin e Artë dhe për këtë arsye shkoi te PSG-ja, ku është ylli i skuadrës. Nëse bën mirë në kampionat e në Ligën e Kampionëve, i ka vërtet mundësitë”, ka thënë Pique.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali u është rikthyer fitoreve në kampionatin elitar të Ligës…