Plagoset një person në Prishtinë

31 maj 2018 | 18:03

Një person është plagosur të enjten në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Eqrem Çabej” afër Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Nga të shtënat një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë Borovci.

Sipas tij, Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për identifikimin e të dyshuarve dhe për vendndodhjen e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka thënë deputetëve të…