Plani i Australisë: Të bëhemi eksportuesi më i madh në botë i kanabisit

12 Janar 21:03

Qeveria australiane tha se së shpejti do të jetë eksportuesi kryesor botëror i kanabisit për qëllime mjekësore.

Australia planifikon të ndryshojë legjislacionin, për t’u bashkuar me Kanadanë dhe Holandën, që i shesin prodhimet e tyre përtej tregjeve të brendshme. Uruguai dhe Izraeli kanë njoftuar plane të ngjashme.

“Ministri australian i Shëndetësisë, Greg Hunt, tha se ky legjislacion i ri do të ndihmonte gjithashtu pacientët vendas”, raporton BBC.

“Qëllimi ynë është shumë i qartë: T’u japim mundësi fermerëve dhe përpunuesve shansin më të madh për të qenë eksportuesit më të mëdhenj në botë”, tha më tej ministri Hunt.

Ndryshimi i ligjeve do të kërkojë miratimin e parlamentit.

Kjo mund të ndodhë sa më shpejt, që në shkurt, me mbështetjen e laburistëve në opozitë.

Australia legalizoi përdorimin e kanabisit medicinal në vitin 2016. Përdorimi i drogës për argëtim mbetet i paligjshëm. /Lapsi.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj,…