Planifikohen 150 mijë euro për rrugët fushore në Therandë

22 janar 2018 | 19:35

Në takimin e radhës të Këshillit të Drejtorëve Komunalë të Komunës së Therandës të hënën është bërë me dije se janë planifikuar 150 mijë euro për hapjen dhe rregullimin e rrugëve fushore në të gjitha fshatrat e kësaj komune.

Po në këtë takim ky këshill ka diskutuar për mangësitë që drejtorët kanë gjetur me të marrë detyrën e re dhe për masat që duhen ndërmarrë për ta përmirësuar gjendjen në drejtoritë përkatëse. Më tutje, secili drejtor komunal ka raportuar për dikasterin që drejton si dhe ka marrë edhe detyra fillimisht nga nënkryetarja e komunës së Therandës, Mihrije Suka, më pas edhe nga kryetari Bali Muharremaj.

Takimi me drejtorë të drejtorive do të mbahet çdo të hënë dhe të premte, nëse ata do t’i ftojë kryetari Muharremaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur hetimet ndaj kryetarit të…