Platforma shtetërore synon arritjen e unitetit politik për dialogun me Serbinë

20 prill 2018 | 08:10

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka bërë me dije se platforma shtetërore për finalizimin e dialogut të Kosovës me Serbinë, e miratuar të enjten nga Qeveria, synon arritjen e marrëveshjes ligjërisht të obligueshme për të dyja palët, që nënkupton njohjen e ndërsjellët në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje mundëson edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, në BE dhe në NATO.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Hoxhaj ka treguar se kjo platformë parasheh edhe krijimin e një mekanizmi të krijuar nga Kuvendi për ta përfaqësuar Kosovën në dialog, por që procesi i dialogut do të udhëhiqet nga presidenti Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se kjo platformë synim kryesor ka arritjen e një uniteti politik në mes të partive në pushtet dhe atyre në opozitë për procesin e dialogut me Serbinë

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të enjtën ka marr vendim…