Pllakë përkujtimore për Oliver Ivanoviqin në Mitrovicën Veriore

23 shkurt 2018 | 13:08

Është zbuluar pllaka përkujtimore e liderit të Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq në vendin ku u vra, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore.

Në pllakën përkujtimore, së bashku me fotografinë e Ivanoviqit dhe datën e vrasjes, është shënuar edhe një citat i një prej deklaratave të tij.

Disa anëtarë të familjes së Ivanoviqit, si dhe kolegë dhe miq, morën pjesë në zbulimin e kësaj pllake, raporton “Radio Kim”.

Lideri i Iniciativës Qytetare SDP, u vra më 16 janar para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur sot në…