Pogba lavdëron Messin

21 mars 2018 | 11:41

Paul Pogba e konsideron Leo Messin talent të veçantë, i cili është në gjendje të bëjë atë që askush tjetër nuk mund ta bëjë.

Pogba ka thënë për “TyC Sports”: “Hera e parë që luajta kundër tij ishte finalja e Ligës së Kampionëve [mes Juventusit dhe Barcelonës më 2015], ishte shumë i shkurtër. Messi dhe futbolli janë dy gjëra që përshtaten. Më pëlqen ta shikoj duke luajtur, [sepse] ai bën gjëra që askush tjetër s’i bën”, ka thënë Pogba.

“Ai gëzon respekt dhe ka rëndësi si askush tjetër, diçka e veçantë për të. Çdo gjë është e veçantë për të. Ai është lojtar që e ka futbollin në shpirt; ai e ndien atë. Është gjë e jashtëzakonshme”, ka deklaruar Pogba.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramiz Kelmendi, ka…