Policia arreston një person për vrasjen e 35 vjeçarit nga Vushtrria

17 mars 2018 | 17:34

Policia e Kosovës ka arrestuar F.T (1991), si person të dyshuar për vrasjen e sotme të 35 vjeçarit A.K. në Babimoc të Obiliqit.

Motivet dhe rrethanat se si ka ndodhur kjo vrasje nuk dihen, policia po vazhdon hetimet.

“Një person është arrestuar si i dyshuari i këtij rasti. Policia po vazhdon hetimet deri ne sqarimin e plote te rrethanave”, ka konfirmuar policia.

Viktima A.K. është nga komuna e Vushtrrisë ndërsa vrasja ka ndodhur sot në orën 14:00 në fshatin Babimoc të Obiliqit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bilanci i shembjes së një mbikalimi në Miami të Shteteve…