Policia detyrohet të ndërhyjë në ndeshjen Llapi – Trepça 89

17 mars 2018 | 19:35

Takimi ndërmjet Llapit dhe Trepçës’89 përfundoi me rezultat të barabartë 3:3, kurse dy gola, nga një për secilin ekip u shënuan në 5 minuta te fundit të ndeshjes.

Pas përfundimit, situata u tensionua dhe gjyqtarët si dhe futbollistët mysafir nuk u lejuan të shkojnë në zhveshtore menjëherë pas ndeshjes, madje trajneri mysafir, për pak i shpëtoi konfliktit fizik me policë dhe zyrtarë të klubit vendës.

Në pamje shihet se është dashur të intevenojnë forcat e Policisë së Kosovës për të siguruar që shikuesit dhe zyrtarët e klubit vendës të mos shkaktojnë telashe, të shpërndahen në mënyrë të qetë dhe të lejojnë që gjyqtarët dhe futbollistët mysafirë të nisen të qetë drejtë zhveshtores.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri…