Policia e Kosovës arrestoi shtetas të huaj në Prishtinë, të dyshuar për vrasje

18 korrik 2018 | 21:09

Policia e  Kosovës, ku janë angazhuar edhe pjesëtarë të Njësitet Speciale, janë duke realizuar një operacion arrestimesh në Prishtinë.

Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë filmuar duke kryer operacionin e arrestimeve në lagjen Klabria, në kompleskin “Te banesat e arabëve”.

Lajmin për operacion e arrestimeve e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Hoxha ka thënë për “Telegraf”-in, se Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor në Prishtinë,  i cili ka për qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim  ndërkombëtar. “Njësitet kompetente dhe ato speciale në koordinim dhe bashkërendim janë ende duke zhvilluar operacionin”, ka thënë Hoxha,

Hoxha ka thënë se pas përfundimit të operacionit, policia do të jep detaje të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Xherdan Shaqiri është lojtar shumë i mirë, i talentuar dhe…