>

Policia jep detaje për vdekjen në Aeroportin e Prishtinës

28 shkurt 20:35

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen që ka ndodhur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Zëdhënësja në Policinë e Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka treguar për “Insajderin” se rasti ka ndodhur rreth orës 18:00, dhe viktima është e gjinisë femërore.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuara informatën që në ANP ka ndërruar jetë një person. Bëhet fjalë për një femër të lindur në vitin 1942. Njësitet përkatëse po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Ilir Abdullahu Ju kujtohet Kosova gjatë vitit 2014 që rrezikoheshin…