Policia jep detaje për vrasjen në veri të Mitrovicës

27 dhjetor 2017 | 10:22

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme një person është raportuar i vrarë në veriun e Mitrovicës. Në vendin e ngjarjes shihet personi i shtrirë në rrugë afër një veture të tipit “Ford Focus”.

Zëdhënësi i rajonal Policisë së Kosovës i Mitrovicës ka konfirmuar këtë rast, duke thënë se ende nuk ka informacion më të hollësishëm rreth identitetit të viktimës si dhe rrethanat e këtij rasti.

“Nuk ka ende ndonjë informacion të hollësishëm, në vend të ngjarjes është edhe prokurori. Identiteti i viktimës ende nuk dihet pasi nuk ka asnjë dokumentacion me vete. Viktima është konstatuar pa shenja ku ende nuk është përcaktuar mënyra e vrasjes përveç gjurmëve të gjakut që ka në pjesën e stomakut. Jemi në pritje të institutit ligjor për ta marrë viktimën për procesin e autopsisë”, ka thënë Hoti për “Indeksonline”.

Sipas tij gjitha rrethanat e këtij rasti janë ende të pa qarta, për momentin janë në pritje të mbledhjes së dëshmive që qojnë në drejtim të identifikimit të vetë viktimës pran së cilës gjendet edhe një veturë me dyer të hapura me targa të Krushevcit të Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve ekonomike dhe pronari i kompanisë vendore “Meka”,…