Policia konfiskon mbi 60 kg drogë në Skenderaj

02 mars 2018 | 11:04

Sipas një njoftimit të policisë, sot rreth orës 02:20, njësitet e policisë gjatë patrullimit në qytetin e Skenderajt ka hasur dy persona meshkuj/shqiptarë, shtetas të Shqipërisë që ndodheshin me një automjet të tipit BMW me targa të Shqiperisë.

Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur pesë valixhe me substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Sasia e narkotikëve është konfisuar dhe dy personat e dyshuar janë arrestuar për procedura të mëtejme.

Pas matjes, sasia e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë ka rezultuar të jet me peshë mbi 61 kilogram (saktësishtë: 61 kg e 610 gram).

Dëshmi tjera relevante të konfiskuara përveç substancës së dyshuar narkotike janë:

Një (1) veturë BMW X3
Dy (2) telefona mobil.
2200 lekë Shqiptar.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori kujdestar dhe me vendim të tijë dy të dyshuarve iu është konfirmuar vendimi për ndalim për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës njofton opinionin se janë të…