Policia largon 106 kapsula të kokainës nga stomaku i një gruaje

21 maj 2018 | 12:20

Policia indiane ka thënë se ka larguar me sukses nga stomaku i një gruaje 106 kapsula të kokainës, e cila dyshohej se ishte duke tentuar të kontrabandojë drogë në këtë shtet.

Gruaja 25-vjeçare me shtetësi të huaj është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar në Delhi më 14 maj, ka njoftuar policia.

Ajo është raportuar të ketë kaluar javën e kaluar në një spital duke u trajtuar si pasojë e kokainës.

Droga është thënë se ka vlerën e 50 milionë rupeve, apo 734 160 dollarëve, raporton “Rel”.

Policia ka thënë se beson që gruaja ka përtypur kapsulat në Brazil dhe po aty i janë dhënë udhëzimet për të dërguar drogën në Delhi.

Zyrtarë nga Departamenti i Narkotikëve, i kanë thënë gazetës, “Hindustan Times” se ky ka qenë “numri më i madh i kapsulave të kokainës” që kanë gjetur ndonjëherë në një person.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka emëruar sot dy anëtarë të rinj…