Policia ofron 10 mijë euro shpërblim për ata që ofrojnë informacione për vrasjen e Ivanoviqit

16 janar 2018 | 17:04

Policia e Kosovës me të gjitha njësitet e saja relevante është angazhuar në hetimin dhe ndriçimin sa më parë të vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Policia është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante për të zbardhur sa më parë këtë rast dhe për të sjellë para drejtësisë sa më parë që të jetë e mundur kryerësit e kësaj vepre kriminale.

“Megjithatë, për identifikimin sa më të shpejt të kryerësve të këtij akti kriminal, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve dhe kujtdo që mund të ketë informacione të rëndësishme për zbardhjen e rastit. Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri rreth rastit ta ndihmojë policinë me informacione për gjetjen e autorit/ve të këtij akti dhe për këtë ofron një shpërblim prej 10.000 euro (dhjetëmijë euro), për cilindo qytetar i cili mund të jep informacion të cilat shpien në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti. Qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me këtë rast mund ato t’i dërgojnë në këto numra telefoni dhe e-mail adresën e poshtëshënuar: Tel: 080019999 ose 192, dhe e-mail: [email protected]”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë (MD), Abelard Tahiri, ka dënuar vrasjen e…