Policia turke ndalon 82 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

03 Shkurt 18:38

Policia turke ka ndaluar 82 anëtarë të dyshuar të grupit militant ISIS.

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve, Anadolu, 77 prej tyre janë të huaj, transmeton Reuters.

Është thënë po ashtu se policia kundër-terrorizmit ka pasur cak të dyshuarit që kanë vepruar në emër të xhihadistëve, duke shkuar në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak, si dhe duke përgatitur sulme terroriste në Turqi.

Ndonëse nuk janë ofruar të dhëna se në cilat vende janë kryer aksionet, është njoftuar se bastisjet kanë ndodhur në 10 distrikte.

Turqia ka qenë partner i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër luftëtarëve të Shtetit Islamik (IS).

Deri më tash ky vend ka ndaluar më shumë se 5,000 anëtarë të dyshuar të grupit militant, Shteti Islamik dhe ka dëbuar mijëra militantë tjerë të huaj gjatë viteve paraprake.

Policia turke ka rritur operacionet e saj kundër militantëve të dyshuar të IS-it, pas sulmit në natën e Vitit të Ri më 2017.

Në këtë sulm në një klub nate në Stamboll kanë mbetur të vdekur 39 persona.

Grupi militant, Shteti Islamik pati marr përgjegjësinë për sulmin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Një aeroplan luftarak rus i tipit, Sukhoi 25 është rrëzuar…