Politika e Kosovës me mision degradimin e shoqërisë

28 qershor 2018 | 15:27

Ymer Berisha

Rrezikojmë të mbetemi shoqëri me mentalitet provincial, nepotik, shoqëri e interesit vetjak primitiv, e sindromit të varfërisë për gjithçka.
Shoqëria që ndjehet e varfër, rrëshqet pa i kuptuar veprimet e saj drejt sjelljeve instiktive, me idenë për të kap diçka në jetë, pavetëdijshëm i normon në dukje dhe biseda “arritjet”, jo të rregullta arsimore, ekonomike, të punës, e shoqërore, të individit dhe grupeve duke i vlerësuar-konsideruar edhe fitore.

Elita shoqërore, mbi të cilat rëndon pesha e shtetit, kombit e shoqërisë në përgjithësi, ku mbeti? apo më të vërtetë, ka ardhur koha, që të gjithë bashkë, të pyesim vetën kush jemi dhe ku jemi nisur?
Arsimi në shtetin tonë ka degraduar deri në nivel neveritës, kemi gradë shkencorë doktor që e mban njeriu ynë dhe nuk është i vetëdijshëm bash për asgjë, as për kuptimin e titullit të disertacionit qe e ka bërë doktor, por krenohet kur prezantohet i tillë dhe duket se ndihet mirë, ndihet që meriton pozitë publike qeverisëse e ligjëruese.

Shëndetësia në shtetin tonë demokratik, në shtetin e dëshmorëve të kombit, ka mjekë në numër të madh që betimin e diplomës së tyre “Hipokratit”, e kanë kthyer në vlerë ekskluzivisht materiale dhe gjithë shoqërinë e shohin “pacient”.

Politika autore dhe kreatore e shoqërisë së lodhur. Partitë politike po mbajnë takime publike me anëtarësinë e tyre në qytete e fshatra, nga qytetaret po kërkojnë besimin e tyre – votën, në emër te drejtësisë, ligjshmërisë dhe konkurrencës së barabartë demokratike, e në të vërtet qytetarin e shohin vetëm si makineri përmes të cilës arrin pushtetin, pastaj e humbin veten e tyre dhe dinjitetin, emërimet që benë politika, ne institucionet përfaqësuese në shumicën e rasteve të neverisin, pa kredibilitet personal, me dije të korruptuar – blerë, madje po i rrezikojnë edhe proceset meritore të qytetarëve për jetë më të mirë, më të dinjitetshme, më të vlerësuar.

Definitivisht klasa politike, elita e saj është përgjegjëse për këtë katandisje shoqërore që po kalojmë, zgjedhjet e saj për pozita publike përfaqësues, po na bëjnë të ndihemi keq shumicës së qytetarëve.

Jeta në shoqërinë tonë po ngushtohet. Trurit dhe ideve po u mbyllen mundësitë, e ne po presim të nesërme për fëmijët.
Konsideroj se është koha që të reflektojmë për veprimet dhe punën tonë, përndryshe jemi afër kufirit të mos durimit shoqëror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ragip Shala Në secilin përvjetor të betejës së Kosovës, e…