Prekazi: Jemi mobilizuar për titull

09 Shkurt 11:41

Mbrojtësi i Feronikelit, Arbër Prekazi, ka thënë se skuadra nga Drenasi është mobilizuar për të luftuar deri në fund për titullin e kampiones.

Ai më pas bëri me dije se ish-kampionët e Kosovës në ndeshjen e parë që do ta zhvillojnë ndaj Dritës, në kuadër të javës së 19-të të Vala Superligës, do të shkojnë për fitore.

“Normalisht se do të shkojmë për të fituar ndaj Dritës. Megjithatë, në rast të ndonjë barazimi, ne nuk do të dorëzohemi deri në fund. Ka pasur raste në kampionatet e kaluara kur ekipet që ishin nëntë pikë prapa liderit kanë arritur të shpallen kampionë. Ne jemi mobilizuar mjaft shumë që ta ndjekim deri në ndeshjen e fundit titullin e kampionit”, ka thënë Prekazi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Sot (e premte) mbahet këshillimi për gjyqtarë, vëzhgues-kontrollues, trajnerë të…