Presidenti Meta: Duhet të kemi një vizon të përbashkët për të ardhmen ekonomike

12 mars 2018 | 17:02

Në Presidencën e Republikës së Shqipërisë të hënën është mbajtur takimi i përbashkët në mes të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.

Takimi pati për qëllim prezantimin e Forumit Ekonomik të Prodhuesve Kombëtar Shqiptar, forum ky i përbërë nga tri organizatat biznesore të lartpërmendura, synim i të cilit është promovimi i lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe promovimi i produkteve mbarëkombëtare shqiptare.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutuan edhe tema në lidhje me legjislacionin dhe aplikimin e tij në marrëdhëniet tregtare në mes ndërmarrjeve prodhuese mbarëkombëtar.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se është koha e fundit për të pasur një vizon të përbashkët për të ardhmen ekonomike. “Duhen mesazhe të forta shprese dhe zhvillimi, ka kaluar koha e premtimeve, tani duhen vetëm veprime”, ka thënë Meta.

Ai ka thënë se duhet marrë shembuj dhe praktika nga vendet tjera, në mënyrë që të krijohet një zonë e lirë ekonomike, e cila do të përfshinte të gjithë hapësirën mbarëshqiptare.

“Unë do të mbështesë dhe do të reduktojë të gjitha barrierat tarifore dhe jo-tarifore që e pengojnë integrimin në një treg të unifikuar dhe të përbashkët. Ne, kemi mundësi dhe hapësira të pafund të bashkëpunimit të cilat kërkojnë një agjendë dhe një plan konkret të veprimit”, ka thënë Meta.

Drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, ka falënderuar presidentit për mirëpritjen dhe mbështetjen.

“Prezenca e produkteve dhe shërbimeve të Shqipërisë është shumë herë më e madhe në tregun e Kosovës, se sa produktet e Kosovës në atë të Shqipërisë. Prandaj, kërkojmë që të lehtësohet qarkullimi i mallrave dhe të bëhet lehtësimi i proceduarve për shkëmbimet tregtare”, ka thënë Panxha.

Ai, gjithashtu ka kërkuar heqjen e të gjitha barrierave tarifore dhe jotarifore, për të gjithë sektorin e prodhueshmit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në…