Presidenti nderon dëshmorët britanikë që shërbyen në Kosovë

12 nëntor 2017 | 14:45

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në shenjë nderimi për dëshmorët britanikë, sot në Ditën Përkujtimore të Mbretërisë së Bashkuar ka bërë homazhe te Memoriali Përkujtimor i Britanikëve në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë.

Ai ka thënë se përulet para sakrificës së të gjithë atyre që dhanë çdo gjë për lirinë tonë. “Në shenjë nderimi për dëshmorët britanikë, sot në Ditën Përkujtimore të Mbretërisë së Bashkuar bëra homazhe te memoriali i tyre në sheshin ‘Edit Durham’ në Prishtinë. Përulemi para sakrificës së të gjithë atyre që dhanë çdo gjë për lirinë tonë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ia ka dorëzuar edhe…