Presidenti polak do të rishikojë propozim-ligjin për Holokaustin

29 janar 2018 | 21:39

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, tha se do të rishikojë propozim-ligjin, i cili do ta nxirrte të jashtëligjshëm çdo sugjerim për përfshirjen e Polonisë në Holokausitn nazist.

Izraeli e ka kundërshtuar fuqishëm masën, e cila gjithashtu do ta bënte të paligjshëm përshkrimin e kampeve naziste të vdekjes në Poloni si polake.

Polonia ka insistuar prej kohësh se është e pafajshme dhe se kampet e vdekjes atje janë udhëhequr tërësisht nga forcat pushtuese gjermane.

Polonia është sulmuar dhe pushtuar nga Gjermania naziste gjatë Luftë së Dytë Botërore.

Miliona qytetarë të saj janë vrarë në Holokaust, përfshirë tre milionë hebrenj polakë.

Në total, gjashtë milionë hebrenj janë vrarë në Holokaust.

Izraeli ka nderuar polakët, më shumë se çdo komb tjetër, për shpëtimin e jetëve të hebrenjve gjatë luftës.

Megjithatë, historianët thonë se ka pasur polakë që kanë treguar se ku janë të fshehur hebrenjtë në këmbim të shpërblimeve dhe që kanë marrë pjesë në masakrat e nxitura nga nazistët.

Duda premtoi “analizë të kujdesshme” të legjislacionit pas kundërshtimeve nga Izraeli.

“E kundërshtoj fuqishëm atë. Nuk mund të ndryshohet historia dhe Holokausti nuk mund të mohohet”, tha përmes një deklarate kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seanca e kolegjit të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit ndaj…