Presidenti polak kërkon mision paqeruajtës në lindje të Ukrainës

18 maj 2018 | 11:22

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të dërguar forca paqeruajtëse në lindje të Ukrainës, në zonën e konfliktit në mes të separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe trupave ukrainas.

“Ne jemi duke shtyrë përpara vendosjen e një misioni paqeruajtës të OKB-së”, ka thënë Duda në një konferencë për medie në Nju Jork, pasi Polonia është përgjegjëse për presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjatë muajit maj.

“Fillimisht këto forca duhet të vendosen në kufirin e njohur ndërkombëtarisht në mes të Ukrainës dhe Rusisë. Unë po ashtu theksoj se nëse ndodhë kjo gjë, atëherë këto forca duhet të vendosen në gjithë territorin që sot është në duart e separatistëve”, ka thënë Duda, raporton “Rel”.

Ukraina ka mbështetur një propozim të tillë, në mënyrë që ky mision të vendoset te kufiri me Rusinë dhe të sigurojë se trupat ruse dhe armët e tyre nuk kalojnë kufirin për të mbrojtur separatistët.

Rusia ka bërë më parë një tjetër propozim, duke thënë se mbështet një mision paqeruajtës të OKB-së për të mbrojtur rreth 600 vëzhgues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE), të cilët gjenden në lindje të Ukrainës.

Ajo ka hartuar një rezolutë të OKB-së sipas së cilës do të autorizonte armatim të lehtë të paqeruajtësve për të mbrojtur vëzhguesit e OSCE-së, në linjën e demarkacionit në mes të trupave ukrainase dhe rebelëve pro-rusë.

Një gjë e tillë ka qenë e papranueshme për Ukrainën, aleatët evropianë dhe Shtetet e Bashkuara.

Më shumë se 10,300 persona janë varë në konfliktin në mes të trupave të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë prej kur kanë nisur përleshjet në prill të vitit 2014, si pasojë e vendimit të Rusisë për të aneksuar Krimenë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku, ka shprehur optimizëm se skuadra…