Presidenti që hapi tre milionë vende të reja të punës

25 qershor 2018 | 12:09

Shkruan: Flurim Arifi

Donald Trump është presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe është një ndër ndërmarrësit më të njohur amerikan i kohës moderne.

Shou mani i kategorisë së parë, njeri i vendimeve të shpejta dhe kontraverze, arriti të hyjë në historinë e kohës moderne, duke u takuar me presidentin e Koresë Veriore, Kim Jong-un.

Ishte një takim i nivelit të lartë në mes të dy shteteve. Aty presidenti Trump dhe Kim Jong-un diskutuan për shumë gjëra, por fokusi kryesor ishte tek armët bërthamore, ku në parim u arrit marrëveshje që Koreja Veriore të kalojë përmes një procesi të demilitarizimit nuklear, në këmbim të ndihmave financiare nga bota demokratike.

Prandaj, nëse kjo marrëveshje arrin të zbatohet, padyshim që president Trump do të mund të krenohet për arritjen më të madhe në frontin e politikës së jashtme amerikan të shekullit 21, apo lirisht mund të themi se nëse presidenti Trump arrin që ta çarmatos (nëse ka pasur armë bërthamore) Koren Veriore, padyshim që do të duhej që të merr çmimin Nobel për paqe.

Gjatë procesit zgjedhor amerikan para dy viteve, ku u zgjedh Trumpi president, ka pasur shumë të panjohura rreth qëndrimit që do të ketë si president i Shteteve të Bashkuar të Amerikë.

Po ashtu ai kishte bërë shumë premtime populliste në atë kohë, si: ndërtimi i murit me shtetin e Meksikës, dalja nga marrëveshja e Parisit për klimë, rishqyrtimi i politikave ndaj imigracionit, rishikimi i pozicionit ndaj NATO-s (sidomos ndaj shteteve baltike), rishikimi i taksave biznesore ndaj shteteve të caktuara, anulimi i sistemit shëndetësor ‘OBAMACARE’, rishikimi i politikave amerikane në relacion me shtetet si Rusia, Kina, Korea Veriore, Irani etj.

Tash së fundi, duke u bazuar në disa të matura të fundit që zbatohen nga institucionet e mirënjohura amerikane, gjegjësisht ‘Gallup’, presidenti Trump është duke performuar aq mirë në relacion me ekonominë amerikane, sa që gazeta e mirënjohur amerikane “New York Times” ka mbetur pa fjalë (pasi që dihet botërisht që kjo gazetë ka qenë hapur në mbështetje të Hillary Clinton). D.m.th. që nga ardhja e Trumpit si president i Shteteve të Bashkuar të Amerikës janë krijuar afër 3 milionë vende të reja të punës.

Papunësia në Shtetet e Bashkuar të Amerikës është në nivelin më të ultë që nga viti 2000, e sidomos me fokus të veçantë tek afro-amerikanët dhe tek komuniteti aziatik.

Në bazë të informatave që janë ofruar nga institucionet relevante amerikane, vërehet se presidenti Trump ka fituar një mbështetje të gjerë tek elektorati, e sidomos tek elektorati republikan. Këto të dhëna paraqiten pas vendimeve të cilat ai i ka marrë gjatë kësaj periudhe dyvjeçare, e ndër to janë, vendosja e tarifave ekonomike ndaj disa vendeve, e sidomos ndaj Kinës, Unionit Evropian e së fundi ndaj Kanadasë. Shfuqizimi i vendimit të presidentit Obama, për nxehjen globale, ndalesa e udhëtimit për disa shtete, njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, sulmi ndaj shteti të Sirisë (pas përdorimit të armëve kemikale) etj.

Të gjitha këto vendime do të kenë një impakt për partinë republikane e sidomos pasi që në fund të këtij viti kalendarik do të kemi zgjedhje t’i cilat i njohim me emrin ‘midtermelection’ ku do të kemi zgjedhje për Kongresin Amerikan, Dhomës së Përfaqësueseve dhe Senatit amerikan.

Partia Republikane, do të fokusohet që të mbajë Kongresin, kurse Senati për momentin shihet si një beteja e sigurt e fituar nga partia Republikane, beteja elektorale do të jetë tek Dhoma e Përfaqësueseve.

Mbetet të shihet se si do të reflektojnë të gjitha këto veprimet apo vendime, që janë marrë nga Shtëpia e Bardhë, gjegjësisht në këtë rast nga presidenti Trump.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se nëse dështon…