Presidenti Thaçi dekoron Hilmi Haradinajn me Medaljen Presidenciale

18 qershor 2018 | 15:06

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në tubimin komemorativ kushtuar Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Gjatë këtij tubimi, presidenti Thaçi për të ndjerin Hilmi Haradinaj ka ndarë Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Me këtë rast, Thaçi ka theksuar se baca Hilmi ishte një burrë i dëshmuar dhe i sprovuar në ditët më të vështira të Kosovës.

“Baca Hilmi nuk u dorëzua as përballë sfidave jo të lehta edhe në kohën e pasluftës. Ai me dinjitet dhe qetësi përballoi padrejtësitë e burgosjeve të të bijve. Të gjitha goditjet e jetës i përballoi faqebardhë. Ishte njeri me vlera të thella, i urtë, modest. Burrë i Dukagjinit dhe Kosovës”, është shprehur Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juristi dhe ligjëruesi në Universitetin e Prishtinës, Vigan Qorrolli, ka…