Presidenti Thaçi dekoron ish-presidentin Sejdiu

22 shkurt 2018 | 10:58

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar sot me Medaljen Presidenciale, ish-presidentin Fatmir Sejdiu.

Thaçi ka thënë se është i kënaqur që ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Sejdiun për rolin dhe kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës si dhe për rolin e tij udhëheqës që ka pasur për procesin e Vjenës për bërjen e Kosovës shtet të pavarur.

Ndërsa ish-presidenti Fatmir Sejdiu, ka thënë se e çmon vendimin e Thaçit, duke e vlerësuar si punë të përbashkët në një proces të rëndë që i ka parapri pikës kulmore, shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës sot në një seancë të jashtëzakonshme do…