Presidenti i Zimbabve i shpëton atentatit

23 qershor 2018 | 18:17

Presidenti Zimbabves, Emerson Mnangaua i ka mbijetuar një sulmi me bombë në qytetin e Bulavajos.

Eksplozivi shpërtheu ne momentin kur kreu i shtetit sapo i ishte drejtuar simpatizantëve të tij të mbledhur në një stadium.

Presidenti nuk u lëndua, por sipas raportimeve të mediave vendase, disa zyrtare të lartë kanë mbetur të plagosur.

Mnangaua erdhi në pushtet në muajin nëntor, pasi arriti të përmbyste paraardhësin e vet Robert Mugabe.

Ndërkohë me dhjetëra vetë u plagosën edhe nga një shpërthimi të ndodhur gjatë një mitingu në kryeqytetin e Etiopise, Adis Abeba, ku merrte pjese kryeministri Abij Ahmed.

Të paktën 114 persona përfunduan në spital, një pjese me plage të rënda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mario Gotze kërkon të largohet për të dytën herë nga…