Princi Harry dhe aktorja Markle martohen më 19 maj

15 dhjetor 2017 | 15:48

Princi britanik Harry dhe aktorja amerikane, Meghan Markle, do të martohen të shtunën, më 19 maj të vitit të ardhshëm.

Ky çift do të martohet në Kështjellën Windsor, në pjesën perëndimore të Londrës, ka njoftuar sot Familja Mbretërore britanike. Harry, 33-vjeçar, është i pesti në linjë për në fronin britanik.

Ai dhe aktorja Markle, 36 vjeçare, ishin njohur nëpërmjet një miku të përbashkët në vitin 2016, por lidhjen e tyre e kanë mbajtur të fshehtë nga mediet për disa muaj. Fejesa e tyre është shpallur më 27 nëntor të këtij viti nga Princi Charles.

Harry është djali i dytë i Princit Charles dhe Princeshës së ndjerë, Diana, e cila ishte bashkëshortja e parë e tij

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ronaldinho, Ronaldo, Zidane… të gjithë këta emra kanë pasur një…