Prishtina i bashkohet Vëllaznimit në finale të Kupës

18 prill 2018 | 17:37

Finalja e Kupës do të zhvillohet në mes dy rivalëve të vjetër, Vëllaznimit dhe Prishtinës.

Skuadra kryeqytetase pas vazhdimeve e siguroi kualifikimin në finale, pasi në kohën e rregull vushtrriasit fituan 1-0, sikurse që kishte fituar Prishtina në ndeshjen e parë.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Daut Maxhuni, në minutën e 48-të. Në vazhdime, “bardhekatërit” ishin më të vëmendshëm, duke shënuar golin e fitores në minutën e 98-të, nëpërmjet Basit Khalid. Vushtrria u mundua të rikthehet në lojë, por pa sukses.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Torino e pret skuadrën e Milanit në “Stadio Olimpico Grande…