>

Prishtina dhe Trepça ‘89, veç për fitore

03 mars 08:47

Derbi i javës në Vala Superligë zhvillohet në mes të Prishtinës dhe Trepçës ‘89. Sulmuesi Ahmed Januzi dhe mesfushori Festim Krasniqi kanë paralajmëruar se skuadrat e tyre do të luajnë vetëm për fitore. Të shtunën nga ora 13:00 zhvillohet edhe ndeshja tjetër e kësaj xhiroje në mes të Flamurtarit dhe Llapit.

FC Prishtina, pas lajmit të mirë që mori nga Qeveria e Republikës së Kosovës për vendimin e ndarjes së parcelës për ndërtimin e një kompleksi sportiv, synon ta fitojë sot (e shtunë) edhe derbin ndaj Trepçës ‘89. Sulmuesi kryeqytetas Ahmed Januzi e ka vlerësuar të fortë skuadrën e 89-shit, por është i bindur se tri pikët do t’u takojnë “bardhekaltërve”.

“Pa dyshim ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe kundërshtarin. Sa herë takohen këto dy skuadra, shikuesit kanë çfarë të shohin dhe shpresoj se njëjtë të ndodhë edhe tani. Shpresoj shumë mos të bëjmë gabime duke rrëmbyer pikët e plota, pasi në ndeshjet e kaluara jam i kënaqur se si jemi paraqitur, por me pikët e grumbulluara nuk jam i kënaqur për faktin se kemi merituar më shumë. Besoj se këto pikë do t’i kompensojmë në vazhdim të kampionatit, i cili është shumë i gjatë”, ka thënë Januzi.
Optimist për fitore është edhe mesfushori ofensiv i Trepçës ‘89, Festim Krasniqi, i cili ka thënë për “Epokën e re” se skuadra nga “Riza Lushta” është në kërkim të fitores së madhe që e inkuadron seriozisht në garën për titull kurse, sipas tij, kjo fitore do të jetë në ndeshjen e radhës ndaj Prishtinës.

“Ndeshjen e radhës e kemi ndaj një kundërshtari me kualitet të njëjtë. Besoj se do t’ia dalim dhe t’i marrim pikët e plota. Ne jemi të uritur për një fitore të madhe që na inkuadron seriozisht në garë për titull të kampiones”, ka deklaruar Krasniqi. Të shtunën, krahas ndeshjes Prishtina – Trepça ‘89, zhvillohet edhe ndeshja tjetër në mes të Flamurtarit dhe Llapit.

VALA Superliga

Liria – Feronikeli       1-0
Drita – Vëllaznimi     1-1
Të shtunën takohen:
Flamurtari – Llapi
Prishtina – Trepça ‘89
Të dielën takohen:
Drenica – Gjilani
Të hënën takohen:
Vllaznia – Besa

(Veton ZYMBERI)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Sipas njoftimit të familjes Zeqiraj nga Studenica, Valdeti 27 vjeç,…