Prishtina-Drita, s’ka bileta në shitje

18 maj 2018 | 17:12

Nënkryetari i Prishtinës, Afrim Muçiqi, ka thënë se për ndeshjen Prishtina-Drita, nuk do të këtë bileta në shitje.

“Ne kemi vendosur t’i respektojmë rregulloren e 5% të kapacitetit dhe 100 ftesa do të jenë gratis për tifozët e Dritës. Ne kemi dashur dhe kemi bërë përpjekje maksimale që ndeshjen të organizonim në stadiumin tonë e ku lindja dhe jugu do t’i takonin tifozëve tanë e veriu ekskluzivisht atyre të Dritës edhe atë pa pagesë. Por, jemi ku jemi dhe duhet përshtatur stadiumit ‘Shahin Haxhiislami’. Bileta nuk do të ketë në shitje, janë vetëm dy tribuna dhe ajo lindore do të jetë me ftesa vetëm për ‘Plisa’, kurse ajo mbi zhveshtore për zyrtarë dhe gazetarë. Tifozëve të Dritës do të provojmë t’ju sigurojmë kushtet adekuate”, ka thënë Muçiqi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Universitetin “Haxhi Zeka” (UHZ) në Pejë, të enjten dhe…