Prishtina eliminohet pas penalltive

19 korrik 2018 | 21:55

Skuadra e Prishtinës është eliminuar nga Liga e Evropës, pasi ka humbur nga Fola Esch, pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4-5.

Koha e rregullt dhe vazhdimet dy herë nga pesëmbëdhjetë minuta nuk sollën gola dhe skuadrat shkuan në penallti, ku më e suksesshme doli skuadra mysafire. Prishtina i kishte të gjitha shanset për të kaluar në raundin e dytë të Ligës së Evropës, pasi portieri Visar Bekaj i ndali tri gjuajtje të mysafirëve nga penalltia, por që nuk u shfrytëzuan nga lojtarët kryeqytetas.

/Epoka e re/  

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Skencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur…