Prishtina kërkon përkrahje për ndeshjen ndaj Fola Esch

17 korrik 2018 | 14:22

FC Prishtina u ka bërë thirrje publike tifozëve për prani masive në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, ku kryeqytetasit do ta zhvillojnë ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues të Evropa Ligës.

“Bardhekaltrit” do të përballen të enjten nga ora 19:00 me ekipin nga Luksemburgu, CS Fola Esch, me të cilin kanë barazuar në duelin e parë në udhëtim. “Prishtina ka nevojë për ju. E enjte, ‘Adem Jashari’, ora 19:00”, ka bërë thirrje skuadra e Prishtinës nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka bërë me dije…