Prishtinasit kërkojnë ajër të pastër

31 janar 2018 | 13:52

Qindra qytetarë kanë protestuar në qendër të Prishtinës për shkak të shkallës së lartë të ndotjes së ajrit.

Ditët e fundit, cilësia e ajrit, sipas matjeve zyrtare, është e rrezikshme për shëndetin e njerëzve.

“Duam ajër të pastër”, janë dëgjuar brohoritma e masës së tubuar. Për 17 vjet, institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë për ajrin dhe ambientin, kanë thënë protestuesit.

Gjendja e krijuar me cilësinë e dobët të ajrit, u tha gjatë protestës, po rrezikon shëndetin dhe po ngufatë qytetarët. Andaj, ata kanë kërkuar përgjegjësi nga organet lokale dhe qendrore.

Protestuesit e mbledhur në sheshin “Skënderbeu” kanë marshuar deri te ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, ku kanë vendosur pankartat me mesazhe kundër ndotjes së ajrit.

“Helm”… “U ngufatëm”…”Kontrollo cilësinë e naftës”…” Ajër”,, ishin disa nga mesazhet nga parullat që mbanin në duar protestuesit.

Nga dita e mërkurë, në qytetin e Prishtinës ka nisur të zbatohet vendimi, i cili parasheh një varg masash nga komuna e Prishtinës dhe Qeveria e Kosovës për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit.

Sipas një vendimi të lëshuar të martën nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është ndaluar shitja e thëngjillit brenda territorit të Prishtinës si dhe qarkullimi i të gjitha automjeteve brenda qendrës së qytetit nga ora 6:00 deri në orën 22:00.

Aktualisht qarkullimi u lejohet vetëm veturave të transportit publik, automjeteve emergjente, të policisë, të misioneve diplomatike, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të EULEX-it, inspeksionit, taksive të licencuara.

Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë këto masa pas të dhënave të Ambasadës Amerikane në Kosovë, të cilat kanë treguar se vlerat e grimcave të PM-së anë disa herë jashtë normales. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor, Ferid Agani, ka treguar…