Pritet shpronësimi i tokave në zonën e Parkun Industrial në Prizren

13 qershor 2018 | 16:00

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës do ta nënshkruajë kërkesën e kësaj komunë për shpronësimin e tokave në zonën e Parkut Industrial.

“Ky është lajm jashtëzakonisht i mirë për Prizrenin, ngase hap rrugën për finalizimin e këtij projekti i cili është zvarritur për një dekadë të tërë. Komuna e Prizrenit ka shumë nevojë për Park Industrial, për faktin se do të mundësojë ofrimin e hapësirës për investime vendore dhe të huaja dhe për faktin se Prizreni ka traditë më të gjatë të industrializimit në vend”, ka thënë Haskuka.

Ai ka deklaruar se hapja e këtij parku do të ketë ndikim në uljen e papunësisë. “Prizreni ka prodhuar armë të ndryshme, produkte dekorative të arit e argjendit, si dhe ka qenë i shquar për përpunimin e lëkurës. Të gjitha këto produkte, qysh para disa shekujsh, janë shitur gjithandej në Evropë dhe në vendet e Mesdheut. Hapja e Parkut Industrial mundëson hapjen e vendeve të reja të punës dhe rikthimin e traditës industriale në qytet”, është shprehur Haskuka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar ndërtimi i shtëpisë për familjen e Mustafë Hoxhës…