Pritet të ketë ulje të normave të interesit

14 maj 2018 | 07:55

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka thënë se duke marrë parasysh trendin e vazhdueshëm të uljes së normave të interesit dhe konkurrencën gjithnjë në rritje të sektorit bankar, vlerëson se bankat do të vazhdojnë të reflektojnë për uljen e normave të interesit.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Mehmeti ka theksuar se normat ekzistuese janë përgjithësisht të njëjta me ato të vendeve të tjera. “Marrë parasysh trendin e vazhdueshëm të uljes së normave të interesit si dhe konkurrencën gjithnjë në rritje të sektorit bankar, vlerësojmë se bankat do të vazhdojnë të reflektojnë në uljen e mëtutjeshme të normave të interesit, edhe pse, siç është cekur, tani normat ekzistuese janë përgjithësisht të njëjta me ato të vendeve të tjera”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se sektori bankar në Kosovë vazhdon të jetë stabil.

Guvernatori Mehmeti ka thënë se të gjitha bankat janë likuide, stabile dhe kanë burime të mjaftueshme të financimit të aseteve.

Ai ka treguar se në periudhën janar – prill të këtij viti Divizioni i Ankesave ka pranuar gjithsej 146 ankesa kundër bankave komerciale.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka vendosur nëse do ta organizojë…