Prizren: Policia gjen në rrugë një person të lënduar

18 dhjetor 2017 | 10:15

Mbrëmë rreth orës 22:40 minuta, një patrullë policore përderisa po patrullonte nëpër rrugën “De Rada” në Prizren kishte hasur në një qytetar të lënduar.

Bëhet e ditur se policia menjëherë e ka thirr emergjencën për të dalë në vendin e ngjarjes “por duke e parë se viktima kishte rrjedhje gjaku dhe për të mos humbur kohë është dërguar me automjet të policisë ne Spitalin Rajonal në Prizren ku i është nënshtruar trajtimit mjekësor”.

Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se në këtë rast ka ndodhur një përleshje në mes të tre personave

Me urdhër të Prokurorit të shtetit, një i dyshuar është arrestuar dhe është ndalur në mbajtje mbi bazën e dyshimit se i njëjti ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri, Ramush Haradinaj do të marrë rrugë sot drejt Brukselit.…