ProBet Prishtina-Penza, finalja e Kupës në konkurrencën e femrave

23 shkurt 2018 | 14:17

Ashtu siç është pritur ProBet Prishtina dhe Penza e kanë siguruar nga një vend në finale të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave.

“Bardhekaltrat” në gjysmëfinale kanë triumfuar ndaj Trepçës me rezultat 63:38, kurse pejanet ishin më të mira se skuadra e Vëllaznimit, të cilën e mposhtën me shifrat 62:32. Duhet theksuar se fituese e Kupës së Kosovës për edicionin e kaluar, është Pro Bet Prishtina, e cila në finalen e madhe të luajtur vitin e kaluar në Mitrovicë e pati mundur pikërisht Penzën.

Ndërkaq finalja e Kupës së Kosovës për këtë edicion do të luhet në Therandë më 4 mars, derisa Final 8 i Kupës së Kosovës është në program prej 28 shkurt e deri më 4 mars. Federata e Basketbollit të Kosovës në kuadër të Final 8 të Kupës së Kosovës do të organizoj edhe Kuvendin e Punës, i cili do të mbahet më 3 mars prej orës 17:00 në hotel “Solid” në Therandë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i 1/8…