Procedohet propozim-vendimi i Qeverisë për Pallatin e Rinisë

07 shkurt 2018 | 12:26

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, ka vendosur që ta procedojë propozim-vendimin e Qeverisë për ta kthyer Pallatin e Rinisë në menaxhimin e komunës së Prishtinës.

Lajmin e ka bërë me dije nënkryetari i këtij komisioni Dardan Sejdiu.

“Me 5 vota për dhe 1 kundër (PDK), Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal vendosi që të procedojë propozim-vendimin e Qeverisë për t’ia kthyer Pallatin e Rinisë qytetarëve të komunës së Prishtinës! Pallati po bëhet i Prishtinës!”, ka shkruar Sejdiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banesa e cila është përfshirë nga zjarri sot në Prishtinë…