Projekti “Coca-Cola përkrahë Rininë” fillon edhe në Kosovë

19 mars 2018 | 12:34

Coca-Cola HBC Kosova organizon për herë të parë një program të veçantë për fuqizimin e të rinjve të quajtur “Coca-Cola përkrah Rininë”.

Duke u nisur nga papunësia e lartë e të rinjve si një sfidë për ekonominë vendore dhe me fokus të vazhdueshëm në fuqizimin e brezave të rinj, Coca-Cola HBC Kosova ka dizajnuar programin “Coca-Cola përkrahë Rininë” me qëllim të aftësimit të tyre për treg të punës dhe vetëpunësim.

Sipas menaxheres për komunikim të kompanisë dhe të këtij projekti, Znj. Albena Pllana, pjesëmarrësit e programit përveç që do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësitë jetësore dhe biznesore, kanë mundësinë për të mësuar në lidhje me menaxhimin e kohës, menaxhimin e projekteve, komunikimin, negocimin, aftësitë e shitjes dhe planifikimit të biznesit dhe edukimin financiar. Trajnimet janë shumë atraktive për t’u ndjekur dhe do ju shërbejnë pjesëmarrësve si aftësi për gjithë jetën.

Nën sloganin ‘Mëso, Zbato, Vepro’ trajnimet do të zgjasin tri ditë për secilin grup ku pjesëmarrësit do të ndahen në dhjetë grupe me 30 pjesëmarrës, që është numri optimal për ndjekjen dhe pjesëmarrjen në trajnim të këtij lloji. Faza e parë e trajnimeve do të fillojë me datë 13 prill në Prishtinë ndërsa në muajin maj përfundojnë pesë trajnimet e para. Faza e dytë e trajnimeve do të mbahet gjatë muajve tetor-nëntor 2018.

Ky program mbështetet nga partnerët si Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Komuna e Prishtinës, Agjencioni i Punësimit, Oda Ekonomike Amerikane, ICK, Rrjeti CSR Kosova dhe Venture UP.

Të gjithë ata që janë të interesuar për t’u bërë pjesë e programit “Coca-Cola përkrahë Rininë” mund të aplikojnë online në: www.coca-colaperkrahrinine.com

Merr Njohuri, Fito Vetëbesim, Merr Certifikatë #MesoZbatoVepro

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në hapje të…